1. Home /
  2. Businesses /
  3. Albanian Women Life Coach Supporter


Category

General Information

Phone: +1 416-877-3640



Likes: 58

Reviews

Add review



Facebook Blog

Albanian Women Life Coach Supporter 18.10.2021

Narcissist Love/Dashuria e Narcisistit Narcisisti te do fakt, dhe do qe ti ta duash, por nese e do shume e shef si kercenim ndaj ti/saj sepse nuk deshiron dhe nuk mund ta perballoj qe dikush ta duaj ate me shume se sa ai ose ajo e Do Vetveten. Prandaj qe ta mbroj vetveten nga dashuria e juaj i duhet te mari masa dhe fillon te nenqmoje ty, fillon te zhvleresoj ty ne menyre qe ju te pakesoni dashurine ndaj tij apo saj. Narcisisti e shef e ndien dhe nuk lejon qe ju te keni akses... tek dashuria e vetvetes se tij, vetem vet narcisisti ka te drejten e plote ta duaj vetveten tek maksimumi. Prandaj mos u habit kuptoje perse ndodhe abuzimi. Thjesht fazat e abuzimit jan tre, e para eshte te bombardon me te mira, dhe ti e Do per te mirat qe po ti ofron, pastaj narcisisti e ndien wow sikurse thot "rri pak me larg sepse une e Dua Vetveten, nuk kam nevoje te me duash ti me shume se sa qe une dua vetveten. Ndersa ju mendoni se e mira dashuria duhet te kthehet me te mire me dashuri. Jo! Gabim. Ti nuk e veren se fillon dhe e irriton me dashuri narcisistin, ia merr pjesen e dashurise qe ai/ajo i ka dhene vetvetes pra dashuri te plote. Prandaj per te te larguar ty fillon fazat e abuzimit qe jan tre, pas te mirave vjen faza e nenqmimit, derisa ti shume ngadal e veren dhe thua qfare po ndodhe tash, une po e dua dhe ky/kjo po reziston dashurine time, ti se kupton, sa ma ngadal qe e kupton abuzimi shtohet sepse narcisistin edhe e irriton qe ti nuk po e kupton se po abuzohesh dhe qe ta kuptosh me shpejt fillon edhe fizikisht te lendoje ne menyre qe te te ligesoj emocionalisht dhe fizikisht te shtrin per toke, kur je ne toke narcisisti gezohet i shlirohet zemra, merr fryme shlire, buzeqesh ne vetvete, aty e ndien se tani tek Zemra e tij/saj ka akses vetem ai/ajo, huh kenaqet tani sepse Dashurine e plote %100 mund te ia kushtoje vetem ai/ajo VETVETES. Thjeshte eshte Process Femijeror Psikologjik i zhvillimit te tyre, tek ta kjo eshte shume normale. Sepse zhvillimi femiror i tyre vje nga NENA eshte i krijuar kesisoj nga trajtimi i nenes. Personi qe duhet te te doje %100 eshte vetem nena. Nese kjo dashuri ka munguar atehere njeqind perqindeshin ia ke dhene vetvetes.

Albanian Women Life Coach Supporter 11.10.2021

Qfare ndodhe me narcisistin kur e humb kontrrollin mbi ju. Narcisisti urren kur e humb kontrollin prej qdo njeriu apo prej qdo rrjedhe qe i ka ofruar te mira furnizuese. Sigurisht qe pelqejne te jene nder kontroll sepse u jep ndjenjen e sigurise te jene kryesore ne vendim marrje, ua ushqen energjine e egos, pra duket haptas qe nuk kan ndonje qellim te te humbin. Por qka ndodhe pra kur ju filloni te merrni vendime per veten tuaj, kur i veni kufi jokontrollit te tyre, kur vend...Continue reading

Albanian Women Life Coach Supporter 23.09.2021

8 Taktika Narcistët përdorin për t'ju stërvitur të bindeni Mendoni ndonjehere se jeni dikush që është trajnuar të mendojë të sillet dhe të përgjigjet në mënyrat që bëni ju, nëse keni një marrëdhënie të vazhdueshme me një narcizist dhe unë e urrej ta përdor atë fjalë marrëdhënie, sepse kjo është një fjalë me të vërtetë e pasur dhe nuk është në të vërtetë një marrëdhënie por sidoqoftë nëse jeni duke u angazhuar me një narcisist në një mënyrë të vazhdueshme, ata përpiqen t'ju tr...Continue reading

Albanian Women Life Coach Supporter 15.09.2021

Jeto dhe meso! Perse nuk eshte turp te pranosh per diqka qe nuk e di te thuash: nuk di, te thuadh se nuk di nuk eshte verdict/denim gjygjesor. Po te thuash qe nuk di, me kuptimin edhe po ta thuash ne vetvete se nuk e di, ska nevoje ti'a aprovosh dikuj pra le hapesire qe ta mesosh. Vetvetiu motivohesh qe ta mesosh, behesh kurioz qe ta mesosh, gjen kohe qe ta mesosh, lexonwe ta mesosh, me ne fund e ben google qe ta mesosh. Dhe mbi te gjitha ne fund ndien kenaqesi dhe mezi pret ...te pish nje kafe me dike dhe ta diskutosh ate qe e ke mesuar dhe ne te njejten kohe ta zgjerosh dijen nga pala tjeter gjate diskutimit te asaj qe e ke mesuar. Beso beseda me njerz te ditur te ushqen shpirtin, te ringjall, te jep jete, te ben te lumtur, te ben qe mezi pret te takohesh prap dhe te vazhdosh aty ku e ke lene. Koha iken dhe fluturon kur diskuton gjera te ditura dhe gjera me vlere. Ne anen e kundert, te insistosh ta bindesh dike me ate qe ti nuk e di, te mbyll dritaren e mesimit, te frustron edhe me teper te qrregullon ndjenjat hormonale, te ben te inatosur, sepse insistimi ne te pa dituren gjate bisedes nuk gjen permbyllje, vazhdon me arsyetime te pa baza, secilen baze qe ti e perdore te detyron te nxjerresh baza fallse, qe edhe ti vet e di se nuk jan dituri e bazuar por vazhdon e vazhdon derisa e lodhe vetveten dhe ne fund fillon dhe nxjerr akuza duke e kritikuar dhe munduar ta bindesh ate tjetrin se ai nuk po di. Dhe e vetmja dalje nga ajo bisede per ju eshte ta ofendosh palen tjeter, perndryshe nuk mund te dalesh nga ky diskutim. Ketu, largohesh duke e ditur vet shume mire se nuk E Di, dhe per disa sekonda ndihesh i liruar vetem e vetem se u permbyll biseda. Por, pas pak hapave te largimit thelle ne mbrendesi ti e di qe nuk e di. Kjo pra te mbylle te gjitha dyert per mesim, te mbylle te gjitha motivimet qe ta mesosh ate qe nuk e dite, te le ne erresire. Nga kokefortesia e pa diturise gjaku ne trupin tend leviz shpejt dhe nuk eshte i qete, nuk mund te mendosh me mendje te kthjellet, nuk je i qete te thuash vetvetes hm, ndoshta duhet te lexoj me teper ne lidhje me kte. Dhe nga dmebelia per te mesuar fillon prap i sjell ne mendje vetem fjalet e fundit qe ia the tjetrit duke e arsyetuar veten se une e kisha mire. Dhe kjo vie nga pa dituria jote. Dhe me e keqja eshte se nevojab qe te ia aprovosh vetvetes se ti e kishe mire te ben te ndihesh BOSH fillon e e diskuton me njerez te tjere biseden e kaluar, jo temen e diskutimit, por rrjedhen e biseds, perse e diskuton me njerez te tjere biseden e kaluar sepse kerkon aprovim falls nga me shume njerez, nuk te rri shpirti i qete sepse ne thellesi ti e di qe nuk e di. Andaj koha shkon fluturon dhe mbetesh kurr pa e mesuar piken me vlere te ati diskutimi. "Pasha Kohen" Kuran.

Albanian Women Life Coach Supporter 09.07.2021

Mos harro! Ke vendosur se qfarë do bësh sot per veten tënde, ama...vetëm për veten tënde, të tjerat mund të presin, e besoj.

Albanian Women Life Coach Supporter 04.07.2021

Vazhdim mga postimet e mëhershme Mënyrat e mbrojtjes së Manipulimit Emocional. Tjetra: Ju mund të diskutoni kte bashkëveprim me dikë tjeter për të marrë mendimin nga nje person ku mud ta shikon ngjjarjen dhe të thotë se PO, kjo ishte manipulim, apo po kjo nuk ishte mirë, dhe nuk ështe aspak e shëndetshme, ose mund të thotë uau ai person po përpiqej t'ju bënte të ndjeheni fajtorë, a mund të shihni që ai person po përpiqej të përdorte frikën për t'ju bërë të dorëzoheni dhe kesh...tu ju ndihmon të dëgjoni një perspektivë nga një person tjetër. Gjeni dikë me të cilin mund ta ndani këtë gjë veçanërisht pasi përpiqeni të njihni manipulimet emocionale sepse kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni më të forte. E fundit: Nëse është e mundur pa shkaktuar që situata të përshkallëzohet, tregoni personit manipulues se ato që ata thanë thjesht janë të pa kuptimta. Pra: nuk mund të besoj se thjesht e thatë këtë. Si mund ta thoni këte, Seriozisht, thjesht duke më kërcënuar se do të vrasësh veten? Ju me kërcënuat seriozisht vetëm se do t'u tregoni fëmijëve tanë për problemet që mi mveshe mua, e që janë të pa parashikuara. Si mund ta bësh këtë, a po përpiqesh të më bësh të ndihem një nënë e keqe, po përpiqesh të më bësh të ndihem fajtore si grua, sepse me të vërtetë unë ndihem shumë mirë për veten time si grua. Unë mendoj se bëj një punë mjaft të mirë. Kështu që reagimi i juaj është marrëzi, unë nuk jam gënjeshtare, nuk mund të besoj se thjesht më keni akuzuar se jam gënjeshtare; Nuk mund të besoj se thjesht më ke akuzuar se jam e pabese. Kjo është çmenduri. Me kte që ju do te bëni nuk është se ju t'i jepni personit një listë të tërë për të u mbrojtur, por reagimi juaj është të mbroni veten me fjalët e tyre duke i përsëritur vetëm fjalët e tyre. Pra thejsht unë nuk mund të besoj se ju me të vërtetë jeni i gatshëm ta thoni këtë për mua. Prandaj, nëse i bëni të gjitha këto gjëra nëse përdorni këto mjete do të jeni në gjendje t’i rezistoni manipulimit emocional dhe të bëheni më të fortë në jetën tuaj. See more

Albanian Women Life Coach Supporter 30.06.2021

Vazhdim nga postimet e mëhershme mënyrat mbrojtëse nga manipuluesit emocional. Nje mënyre tjeter e mbrojtjes: perpjekja e mbrojtjes se vetes tuaj nuk do të funksionojë, pikerisht për të njëjtat arsye që i kemi cekur më heret, manipuluesit emocional nuk do përpiqen të arrijnë në një pike të të kuptuarit të së vërtetës në marrëdhëniet me ju, ata nuk duket se kujdesen për pjesën tuaj ose pikëpamjet tuaja, pra ka të bëjë me manipulim. Ndaloni ndërveprimet manipuluese sa më shpe...jt që të keni mundësi, sepse ata janë më të mirë se ju në kte veprim. Për sa kohë që ju vazhdoni në bisedë, aq më e madhe është shansi që manipulimi të mos perfundoj sepse ata kanë gjetur momentin e futjes në të me gjestet e tyre dhe ju keni ngelur në të. Kështu që dilni nga dhoma, merni telefonin, dilni nga shtëpia, mbaroni bisedën, ju thjesht thoni do kthehem prap. Bëjë sikur jeni duke folur, thoni jo faleminderit, bej çfarëdo që të bëhet për të dalë nga biseda, ose thuaj unë do të mendoj për këtë, thjesht dilni nga biseda. Tjetra: njohja e kufijëve tuaj dhe përqëndrimi në ta. Caktimi i rregullave kufirit duhet të mendohet dhe krijohet, psh., cfarë jeni të gatshëm të bëni për dikë dhe nese jo çfarë nuk jeni të gatshëm të ndihmoni, apo me çfarë jeni të gatshëm të toleroni në një marrëdhënie te tille, kuptojeni thellësin se çfarë janë, dhe dijeni sa manipulim emocional mund të duroni nëse nuk ndryshon gjendja. Për të marrë një vendim në lidhje me keto marrëdhënie percakto kufijt tuaj dhe dijeni se cilët janë kufijtë e tyre nëse përdoren kërcënimet e caktuara. Pra i themi vetvetës nëse ndodhin këto kërcënime kjo është e fundit do të largohem dhe e trajtoni ju ate në të njejtën mëyrë meritore, sepse kan kaluar kufirin tënd. Tjetra është: koha e kufizuar që kaloni së bashku. Ju e keni këtë mundësi. Nëse kjo ka të bëjë me një bashkëshort që nuk dëshiron të ndahet ose të mos largohet nga martesa, atëherë duhet të beni të kuptoj kufijet tuaj dhe ju e dini si ta bëni atë. Nëse është familjarë tjetër e njejta mënyre, po ashtu edhe në shoqëri për të cilën nuk ke nevojë, duhet të zgjedhësh miqtë e tu, nuk ke pse të vazhdosh miqësinë me manipulues, nëse është i dashur ik nga ai mesiguri se nuk do të dëshiroje një jetë të tërë me manipulime emocionale. Kufizimi i kohës që kaloni së bashku është qelësi. Do të vazhdojme me 4 pikat e fundit në postimin e ardhshëm.

Albanian Women Life Coach Supporter 22.06.2021

Në mes të këtyre shkrimeve dëshiroj të shkruaj diqka personale. Sa i përket triggers/ ose shqip shkrehëzit/nxitesit të reagimit emocional tek unë. Në fillim më ka marrur kohë ta kuptoj derisa e kam anilizuar më gjerësisht përse po më shqetëson, qka është qëllimi që kolegu/ja më tha këte ose qka më ndikoi negativisht të ndryshoj disponimin/ kenaqësinë time ditore. Psh., një mëngjes kam filluar një ditë pune shumë e relaksuar, me gjumë të mjaftueshëm dhe sado kudo me nje poziti...Continue reading

Albanian Women Life Coach Supporter 02.04.2021

Jordan Peterson - Canadian Psychologist 1. Thuaj të vërtetën 2. Mos bëj gjëra që i urren, gjë që mendoj se është një variant i të vërtetës sepse duhet të veprosh të vërtetën, si dhe ta thuash atë. 3. Veproni në mënyrë që të tregoni të vërtetën se si veproni. Kjo padyshim që lidhet me dy të parat.... 4. Ndiqni atë që është kuptimplotë, jo atë që është e përshtatshme. 5. Nëse duhet të zgjedhësh, bëhu ai që bën gjëra, në vend se ai që shihet se bën gjëra. 6. Kushto vëmendje 7. Supozoni se personi që po dëgjoni mund të dijë diçka që duhet të dini. Dëgjojini mjaftueshëm në mënyrë që ata ta ndajnë atë me ju. 8. Planifikoni dhe punoni me zell për të ruajtur romancën në marrëdhënien tuaj. 9. Bëni kujdes me kë ndani lajme të mira. 10. Kini kujdes me kë ndani lajme të këqija. 11. Bëni të paktën një gjë të mirë çdo vend që shkoni. 12. Imagjinoni kush mund të jeni, dhe pastaj synoni me një mendje të vetme atë. 13. Mos lejoni që të bëheni mendjemëdhenj ose të inatosur. 14. Mundohuni të bëni një dhomë në shtëpinë tuaj sa më të bukur që të jetë e mundur. 15. Krahasoni veten me atë që ishit dje, jo me dikë tjetër që është sot. 16. Punoni aq sa mundeni në të paktën një gjë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë. 17. Nëse kujtimet e vjetra ende ju bëjnë të qani, shkruajini ato me kujdes dhe plotësisht 18. Mbani lidhjet tuaja me njerëzit. 19. Mos denigroni me kujdes institucionet shoqërore ose arritjet artistike. 20. Silleni veten sikur jeni dikush që jeni përgjegjës për ta ndihmuar. 21. Kërkojini dikujt t'ju bëjë një favor të vogël në mënyrë që ai ose ajo të mund të kërkojë që ta bëni një në të ardhmen. 22. Bëni miqësi me njerëz që duan më të mirën për ju. 23. Mos u përpiqni të shpëtoni dikë që nuk dëshiron të shpëtohet 24. Jini shumë të kujdesshëm për të shpëtuar dikë që e bën te keqen. 25. Asgjë e bërë mirë nuk është e parëndësishme. 26. Vendosni shtëpinë tuaj në një rregull të përsosur para se të kritikoni botën. 27. Vishuni si personi që dëshironi të jeni. 28. Jini preciz në fjalën tuaj. 29. Qëndroni drejt me shpatullat mbrapa. 30. Mos shmangni diçka të frikshme nëse ju pengon. 31. Mos bëni gjëra të panevojshme të rrezikshme. 32. Mos i lini fëmijët tuaj të bëjnë asgjë që ju bën të mos i pëlqeni. 33. Mos e shndërroni gruan/burrin tuaj në një pastrues/e. 34. Mos i fshehni gjërat e padëshiruara në mjegull. 35. Vini re se mundësia qëndron aty ku përgjegjësia është hequr. 36. Lexoni diçka të shkruar nga dikush i madh. 37. Ledhatoni një mace kur hasni një në rrugë. 38. Mos i shqetësoni fëmijët kur ata bëjnë skateboard. 39. Mos lejoni që ngacmuesit/bulling të arrijnë atë. 40. Shkruaj një letër qeverisë nëse sheh diçka që kërkon rregullim dhe propozo një zgjidhje. 41. Mos harroni se ajo që nuk dini akoma është më e rëndësishme se ajo që dini tashmë. 42. Jini mirënjohës pavarësisht nga vuajtjet tuaja See more

Albanian Women Life Coach Supporter 21.03.2021

Gënjeshtari Manipulues Gënjeshtari manipulues kërkon vëmendje, por gënjeshtrat që ai ose ajo krijojnë gjithmonë mohojnë përgjegjësinë dhe llogaridhënien për veprimet e tyre manipuluese. Manipuluesi drejtohet tërësisht nga egoja, në vend se nga logjika, dhe do ta mbrojë egon me çdo kusht. Ky lloj personi nuk e pranon kurrë që ka bërë një gabim, edhe kur gabimi mund të jetë një mundësi deshtimi për anetaret e familjes apo ekipin ne punë. Ai ose ajo shpesh është një person gjoja... "social" që kërkon vëmendje kur gjërat shkojnë mirë, duke u mburrur ose duke ekzagjeruar arritjet ndërsa është i shpejtë për të hedhur fajin dhe kritikuar të tjerët. Shikoni për sjellje fëminore, devijante te gënjeshtari manilupues, duke therur prapa shpinës anetaret e familjes apo punonjësit e tjerë ose duke krijuar një rrjetë fatkeqësish ose viktimizimesh të mundshme. Për këtë arsye, vendosja e një gënjeshtari manipulues në krye të një ekipi apo kryefamiljari është një katastrofë që do të rezultojë në mjerim dhe zhgënjim përfamiljen apo ekipin e punës. Gënjeshtarët manipulues janë më të dëmshëm për familjesn apo departamentin tuaj të marrëdhënieve me të afërmit apo publikun sesa gënjeshtarët patetikë për shkak të paaftësisë dhe dembelis për të qenë përgjegjës ose i përgjegjshëm. Gënjeshtari manipulues është i paaftë të ushtrojë reflektim dhe ndershmëri sepse ai ose ajo është një ego e zbrazët e vetë-perceptimit dhe mohimit të brishtë. Çdo objektiv i humbur është faji i dikujt tjetër. Në menaxhimin e gënjeshtarit manipulues, duhet të punoni për të krijuar pika të shumta kontrolli në të cilat gënjeshtari nuk ka asnjë mënyrë për të mashtruar. Kërkimi i përgjigjeve po ose jo, në vend se një listë e komplikuar justifikimesh, dhe shpjegimi i nevojës për përgjegjësi në një mënyrë të menjëhershme dhe të thjeshtë mund të zvogëlojë dëmin e manipuluesit. Linja të shumta directe shfaqja e gënjeshtrave raportimi tek një ekip me gënjeshtarin manipulues në bord janë një domosdoshmëri absolute. Mund të jetë e dobishme të ndërtohen afate të avancuara kur menaxhoni një gënjeshtar manipulues, me shpresën se afatet fillestare do të digjen, gjithmonë për faj të dikujt tjetër. Gënjeshtarët manipulues shijojnë dramën që krijojnë. Prandaj, një takim dhe një rishikim i vendosur i performancës në terma logjikë, në vend se në terma dramatikë, është një domosdoshmëri, siç është minimizimi i konfliktit dhe dramës që gëzon ky person. Së fundmi, duke u përballur me manipuluesin direkt me gënjeshtra dhe duke kërkuar që ai ose ajo të marrë përgjegjësinë për punën e tij ose të saj, pavarësisht nga një mori justifikimesh, mbase është linja juaj e fundit e menaxhimit. Duke shpjeguar se nuk ka justifikime, puna është bërë ose jo, mund të ndihmojë për të bllokuar manipuluesinpër të marrë disa përgjegjësi. Personi mund të jetë në gjendje të kryejë punën, me shumë mbikëqyrje, por kurrë mos prisni ndershmëri. Verifikoni gjithçka.

Albanian Women Life Coach Supporter 09.03.2021

Empathët dhe Manipuluesi i fshehur. Koncepti i manipuluesit të FSHEHUR kohëve të fundit studiuesit e psikologjisë e zbërthejnë si persona të viktimizuar, me ankth, nuk kanë aftësi shoqërore, të prekshëm, të dëshpëruar. Koncepti i manipuluesit të FSHEHUR ka filluar të shfaqet në njëzet vitet e fundit dhe ende është dilemë të futet në (DSM) diagnozë psikologjike. Nuk ka të bëj me llojin e manipuluesit të HAPUR mendjemadh ku haptas krenohet duke treguar një ego se është më i mi...Continue reading

Albanian Women Life Coach Supporter 05.03.2021

Kuptohet fjalët që ndëgjojmë formojnë rrjedhën e ditës. Por fjalët që ia thomë vetëvetës në kokë kan efekt më te madh.

Albanian Women Life Coach Supporter 27.02.2021

Bashkëshortet Vetjak. Ju bëni pjesën më të madhe të gatimeve, ju bëni pjesën më të madhe të punëve shtëpiake, ju bëni shumicën e aktiviteteve për fëmijë. Ju e bëni pjesën më të madhe të planifikimit për ditën, ju bëni pjesën më të madhe të sakrificës dhe nuk merrni atë që jipni në marrëdhënie. Jeni lodhur dhe ndiheni të sëmurë nga kjo gjendje, por nuk doni të lini marrëdhëniet sepse jeni te dashuruar, por gjithashtu thoni që nuk mund të jetoj më kështu sepse po filloni të sëm...Continue reading