1. Home /
  2. Other /
  3. Flasshqip.ca


Category

General Information

Website: www.flasshqip.ca

Likes: 3923

Reviews

Add review



Facebook Blog

Flasshqip.ca 02.06.2021

Sistemi i qeverisjes ka dalë nga fiqiri! Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutës? Por ky Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët? Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje?

Flasshqip.ca 20.05.2021

Aty ku flitet tërë kohën për politikë, aty qytetarët në njëfarë mënyre bëhen skllevër të politikës dhe aty s'bëhet fjalë për vlera politike e liri të njëmendtë, pos për liri partiake, e liria partiake është gjithmonë e kundërta e lirisë së njëmendtë. Prandaj nëse vërtet e duam të mirën e vendit duhet të shërohemi - siç ka këshilluar Konica - nga dashuria për indvidin dhe duhet të edukohemi me vlera të nalta kulturore dhe estetike. E kombit i shërbejmë duke mos u bërë partizanë politikë. Si pasojë e injorancës së thellë politike dhe kequshqimit të gjatë me ide të shkreta politike - osmane e komuniste - ne jetojmë në një rrëmujë të vërtetë, pa parime e pa vlera e ku idetë normale politike rrallohen përherë e më shumë dhe vendin e tyre e zënë trishtueshëm thashethemet, gulçimat, intrigat, mllefi.

Flasshqip.ca 17.05.2021

Që ta di çfarë këshille të jap, duhet të di çfarë kurve je...

Flasshqip.ca 09.05.2021

Presioni i ambientit na inkurajon të hamë fuqishëm. Shmangia, e pamundur. Është e lehtë të hash. Është kënaqësi. Relativisht jo e kushtueshme. Ne marrim sinjale fiziologjike shumë të forta që na shtojnë dëshirën për të ngrënë dhe sinjale shumë të dobëta për ta ndalur ngrënien. Uria na bën të ndjehemi jo mirë, të irritohemi, dhe ushqimi është i disponueshëm 24 orë në ditë. Ne hamë kur jemi të lumtur, hamë kur jemi të mërzitur. Ne kemi adaptuar shprehi sociale dhe festive me ngrënie dhe pirje të tepërta. Aftesinë për të ngrënë mirë e lidhim me shëndet, mirëqenie dhe statusin social.

Flasshqip.ca 23.04.2021

E kam të vështirë të tregoj se si janë fiksuar në kujtesën time, si në një ekspozitë artesh figurative, tablotë, peisazhet e natyrat e qeta të asaj kohe. Mbi kokë, në të majtë, shtrihej Rozafa hijerëndë. Poshtë, në të djathtë, Pazari i vjetër, një panair tregëtar i rrallë për botën e atëhershme, një enciklopedi dyqanesh të zanatçinjve, ku ushtroheshin të gjitha zejet, një mizëri njerëzish, si bletët e mbledhura në zgjua, zëra të gëzueshëm, tingëllime çekanësh e afsh farkash. Me shembjen e dhunshme të Pazarit të vjetër, Shkodra humbi një nga thesaret e saj më të mëdhenj të shekujve. Kur kalon sot në rrugën anash vendit ku ka qënë Pazari i vjetër, të merr vaji. Ku u varros ajo jetë e gjallë e Shkodrës? Ku ikën gjithë ato zëra të gëzuar të Pazarit të vjetër të këtij qyteti?

Flasshqip.ca 08.04.2021

Pyetjet synojnë ngacmimin e emocioneve, kujtesës, dhe sigurisht mendimeve të të ftuarit në lidhje me tema në dukje të vogla, por me ndikim të konsiderueshëm në jetën dhe sjelljen e njeriut. Ja provojeni edhe ju ndërkohë që lexoni përgjigjet e të ftuarit të sotëm, Plarent Islami, inxhinier në Burlington, Ontario, aktualisht manaxher i një filiali kanadez të një kompanie zvicerane.

Flasshqip.ca 27.03.2021

Nuk e di se pse, nuk e di se qysh, por një ditë mu bë se disa rafte të bibliotekës së qytetit po boshatiseshin... Dikush, diku, thashë me vete, ka vendosur ta pastrojë këtë bibliotekë jo nga pluhurat, por nga vetë librat... Ditën e parë pashë një karrrocë raft, përplot me libra diku në një qoshe të katit kryesor të bibliotekës.Të nesërmen ato libra i pashë në një kuti të stërmadhe kartoni të hedhura si kepucë të vjetra ose si plaçka të grisura. Më erdhi keq për librat...

Flasshqip.ca 25.03.2021

Këtë të drejtë ia keni dhënë ju që tmerroheni nga ndryshimi. Tmerroheni ta zgjidhni presidentin nga populli. Tmerroheni ta kufizoni mandatin e shtetarit. Tmerroheni të keni institucione të pavaruara. Tmerroheni të votojnë djemtë e vajzat tuaja nga janë e ku janë nëpër botë. Dhe rrihni gjoksin se jeni patriotë që e doni vendin dhe gjakun tuaj. Kësisoj mos u habisni kur të vijë dita që Edi të shesë edhe Shqipërinë. Madje të bëjë ndonjë referendum për shpalljen e tij mbret. Ju me qejf do ta votoni. Se e keni gjetur vegjën. Kë të votojmë thoni, Lulin që fle? Është fare e thjeshtë, votoni ndryshimin! Por kush e kupton? Kush gjykon kështu, rroftë Rama, rroftë mbreti!

Flasshqip.ca 20.03.2021

Për besimtarët e krishterë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë ka një datë të përbashkët për lindjen e Jezu Krishtit, idhullit të tyre. Nuk ndodh e njejta gjë me Ringjalljen, datën kur, sipas Ungjillit, Ai, pas kryqëzimit, u ringjall dhe fluturoi në qiell dhe që besimtarët e kremtojnë ate si dita e Pashkëve. Pse ndodh kjo? Referuar Historisë së Krishterimit, kjo e ka shpjegimin në ndarjen e Kishave romane (me qendër në Romë) dhe bizantine (me qendër në Kostandinopojë), ngjarje që datoi në vitin 1054, disa shekuj pas ndarjes së Perandorisë romake, në Lindore dhe Perëndimore...