Category

General Information

Website: www.illyria.ca

Likes: 629

Reviews

Add review



Facebook Blog

Illyria 05.05.2021

Pershendetje i nderuar komunitet, urime 7 Marsi dita e mesuesit. Desha te shfrytezoj kete kanal komunikimi tu njoftoj se une qe 4 vite beje pune vullnetare per CVITP-CRA ndihmoj ne deklarimin e taksave per komunitet. Andaj nese cilido nga ju keni nevoje per ndihme ju lutem me shkruani ne emailin tim: [email protected] ose me kontaktoni ne telefon. Si sqarim dua te theksoj se une nuk mund te bej deklarimin e taksave per te vetepunuesuarit apo pronaret e bizneseve. Qdo v...it renovoj licensen si vullnetar dhe me kenaqesi ofroj sherbimet per secilin nga ju qe keni nevoje. Ju lutem mos hezitoni te me kontaktoni nese keni nevoje. Me respekt Sincerely Mentor Ramosaj mob.+1(902) 292-9138

Illyria 25.04.2021

Te nderuar bashkeatdhetar, Urime 7 Marsi- Dita e Mesuesit! 7 Marsi 1887 dita e hapjes se mesonjetores se Korces deshmon me se miri vullnetin dhe deshiren e kombit shqiptar per nje gjuhe e nje arsim te perbashket. Hapja e shkolles se pare shqipe ishte rezultat i nje levizje Kombetare shqiptare qe e kerkoi nje te drejte te mohuar prej shekujsh, pra, te drejten e arsimimit ne gjuhen amtare. ... Besoj dhe shpresoj se shpirti atdhedashes i atyre qe hapen shkollen e pare shqipe, dhe kontribuan ne zhvillimin e saj, te jetoj brenda nesh dhe te ndjekim rrugen e tyre ne kerkim te dijes, per te miren e vendit tone. Urime 7 Marsi, kjo dite e heronjeve me te medhenj, qe me lapsin e tyre i bene rezistence pa ndal pushkes se armikut. Falemnderit e shendet ne familjet tuaja, Esad Rexhepi Shoqata "Illyria" Halifaks

Illyria 18.04.2021

Me nismën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada dhe me përkrahjen dhe bashkëpunimin e Niagara Falls Illumination Board, dje më 17 shkurt 2021, nga ora ...10 PM - 10.15 PM, me rastin dhe për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dy ujëvarat e Niagarës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Të pranishëm edhe dy ambasadorët shqiptarë, ai i Kosovës, Adriatik Kryeziu dhe ai i Shqipërisë, Ermal Muça. Pamjet janë marrë nga kamera e Pasqyrës Shqiptare, Kanada. See more

Illyria 09.04.2021

Të nderuar bashkëatdhetar, Urime dita e Pavarësisë Së Kosovës! 17 Shkurti është shënuar dhe do përkujtohet si data e lirisë dhe sovranitetit. Është dita ku u përmbush dëshira e zjarrtë për çlirimin nga kthetrat e okupuesve që Kosovën e shihnin si zemrën e tyre. Kjo datë është ajo për të cilën dhanë jetën e tyre dhe sakrifikuan familjet shumë njerëz te cilëve burgosjet, dhunimet, torturat, djegjet, internimet, vrasjet dhe masakrat që ishin më të mëdhat pas Luftës së Dytë Botër...ore në Evropë, u ishin bërë të padurueshme dhe mbrojtën atdheun e tyre nga Kasapi i Ballkanit,i cili mbart pergjegjësi personale për krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë dhe vendet fqinje. Edhe pse shumë prej këtyre njerëzve të lapsit e të pushkës,akademikë, luftetarë, sypatrembur, nuk arritën t'i shijonin frytet e sakrificës të misionit të tyre, ata arritën të na çlirojnë nga duart grabiteqare të Millosheviqit. Këtë e dëshmon më së miri dita kur Kosova shapllët Shtet i pavarur dhe demokratik. I urojmë popullit kosovar, pasardhësve trungut dardan, ditën e shenjtë të Pavarësisë dhe urojmë që secila sfidë gjatë rrugës për shtetndërtim të kapërcehet sa më shpejtë, që të përmbushet plotësisht misioni i atyre qe dhanë jetën për këtë liri. Urime e Lavdi gjakut të dëshmorëve! Esad Rexhepi Kryetar I Shoqatës Halifax

Illyria 13.01.2021

Të ndëruar bashkatdhetar, Urime 28 Nëntori, DITA E FLAMURIT! Dashuria për atdheun është virtyti më i lartë i një njeriu te civilizuar (N.Bonaparte). Lidhja e njeriut me vendin ku ka lindur e përshkon mes për mes zemrën dhe kjo lidhje jeton në zemrat tona, pa marrë parasysh sa larg jemi. Ne shqiptarët nuk duhet kurrë ta harrojmë të kaluarën tonë, në fund të fundit, është lavdia jonë. Ne duhët të kultivojmë atdhedashuri dhe krenari në zemrat e fëmijëve tanë. Paraardhësit tan...ë e bënë këtë vazhdimisht. Ata në kohët më të vështira u ngritën për të mbrojtur tokën e tyre te lindjës, duke mos kursyer as jetën e tyre. Dëshmia më e mirë për këtë është veprimtaria e heroit kombëtar Gj.K.Skënderbeut, i cili edhe pse larg e ruajti këtë lidhje dhe dëshirën për liri, e më datën 28 Nëntor 1443, Ai çliroi Krujën trimërisht nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Skënderbeu bashkoi princat shqiptarë dhe pajtoi ata mes tyre, pas vdekjes së tij, trojet tona u robëruan nga osmanët. Pas një sundimi 5 shekullor osman dhe pas shumë përpjekjeve e sakrificave, në të njëjtën datë Ismail Qemajli shpalli pavarësinë e Shqiperisë nga P.Osmane ku ngriti flamurin kuq e zi ne Vlorë. 28 Nëntori është edhe dita e lindjës së Adem Jasharit, komandantit legjendar, të kombit shqiptar dhe shtyllës së rezistencës kunder okupatorit. Kjo festë është simbol i kombit tonë, i dashurisë për liri dhe pavarësi dhe bashkon shqiptarët ngado nëpër botë për të shënuar këtë datë të shenjtë për ne. Nga thellësia e zemrës, e në emër të shoqatës, i uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë për këtë datë të shenjtë. Edhe pse na ndau lufta, mërgimi etj. zemrat tona gjithmonë ishin të bashkuara nën një flamur. Këtë vitë ndarja fizike mes neve është më e thellë, por zemrat tona duhet të bashkohen edhe më shumë. Ne i mbijetuam mizorisë, tiranisë, dhunës dhe padrejtësive të tiranëve, e përballuam edhe jetën në një tokë të huaj të largët dhe të panjohur për ne, padyshim se do i mbijetojmë edhe kësaj sfide dhe urojmë që kjo pandemi të kaloj deri vitin tjetër dhe festën e flamurit ta shënojmë dhe përkujtojmë të gjithë së bashku. Urime 28 Nëntori! Shëndet në familjet tuaja. Faleminderit, Esad Rexhepi Kryetar I Shoqatës, Halifax

Illyria 09.01.2021

Ju njoftojmë se dje pasdite, e Premte me 16 Tetor, ne Kosovë, në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Zejnie Hajdin Ademaj, nëna e Zenel Ademaj. Në emër të kryesisë sidhe shoqatës, i shprehim familjes Ademaj ngushëllimet tona më të sinqerta. Për shkak të gjendjes së vazhdueshme të pandemisë Covid-19, familja na njoftoi se nuk do të ketë të pame. Gjithashtu, edhe Zeneli sapo është kthyer nga Kosova dhe tani ai ndodhët ne vetë-izolim për dy javë. ... Ata të cilët dëshirojnë që përmes telefonit t'i shprehin ngushëllime familjes Ademaj me banim këtu në Halifax, numëri i tyre për kontakt është: 902-441-3130. Ngushëllime familjës Ademaj e Zoti i lasht shëndoshë! Ju faleminderit, Esad Rexhepi Kryetar I Shoqatës

Illyria 04.01.2021

Te nderuar bashkeatdherate, Te gjithe besimtareve kudo qe jane urojme festen e Kurban Bajramit! Kjo fest per muslimanet eshte dite e solidaritetit, meshires, bamiresise e mirekuptimit. Andaj urime dhe per shume vite e gjithenje me keto vlera! Paqja e meshira qofshin me ju dhe familjet tuaja. Kryesia e Shoqates Shqiptaro-Kanadeze, Halifax ... Esad Rexhepi Kryetar I Shoqates

Illyria 22.12.2020

Pershendetje bashkeatdhetare te nderuar, Me 20 Qershor te ketije viti, Halifax Refugee Clinic i mbush 20 vite qe nga themelimi i saj. Kjo klinik gjate tere ketyre viteve ka bere nje pune te mrekullueshme e akoma vazhdon t'veproje me seriozitet, duke ndihmuar FALAS te gjithe te sapo ardhurit ne Kanada. Pervec sherbimeve ligjore, klinika ndihmon edhe me ushqim, strehim, veshembathje e sherbime te ndryshme. Per te shenuar 20 vjetorin e themelimit te saje, anetaret e bordit te k...esaje klinike kane organizuar nje aksion per grumbullim te fondeve. Fonde ato te cilat do t'sherbejne e ndihmojne kete klinik e cila eshte a palodhshme ne pune per te ndihmuar njerezit ne nevoje. Projekti (per grumbullimin e fondeve) ne fjale quhet: 20 20 20 20. Nenekupton: 20- Qershori-data e themelimit 20-Vite ne pune 20- dite fundraising compaign 20-per vitin 2020 Do te ishte mire dhe e drejte per neve si komunitet qe t'jemi pjese e ketije aksioni. T'kontribojme simbas mundesive dhe deshires. Kemi edhe njerez nga komuniteti yne te cilet kane gjetur mbeshtetje nga kjo klinik, keshtu qe ne jemi shume mirenjohes per ta. Per te gjithe te interesuarit, me poshte mund ta gjeni linkun ku mund te jepni donacionin tuaj: https://nam10.safelinks.protection.outlook.com/ Ju Falemnderit e me shprese se jeni shendosh e mire ne familjet tuaja, Esad Rexhepi Kryetar I Shoqates

Illyria 16.12.2020

Te nderuar bashkeatdherate! Urime e gezuar festa e Fiter Bajramit! Ju deshirojme harmoni, mbaresi e shendet te mire ne familjet tuaja. Shpresojme te keni kaluar mire gjate muajit te shenjte te Ramazanit. Zoti ua pranofte agjerimin, veprat e mira e gjitheashtu edhe lutjet tuaja. ... Per hajr Bajrami! Kryesia e Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Halifax, Esad Rexhepi Kryetar I Shoqates